Avionët e koalicionit saudit sulmojnë veriun dhe perëndimin e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91990-avionët_e_koalicionit_saudit_sulmojnë_veriun_dhe_perëndimin_e_jemenit
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se avionët luftarak të koalicionit saudit, në 12 orët e kaluara kanë sulmuar 66 herë provincat Saade në veri dhe Hexha në veriperëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2019 03:50 Europe/Tirane
  • Avionët e koalicionit saudit sulmojnë veriun dhe perëndimin e Jemenit

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se avionët luftarak të koalicionit saudit, në 12 orët e kaluara kanë sulmuar 66 herë provincat Saade në veri dhe Hexha në veriperëndim të Jemenit.

 Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit objektiv i këtyre sulmeve ishin provincat Saade në veri dhe Hexha në veriperëndim të Jemenit, por sulme ka pasur edhe në disa provinca të tjera të këtij vendi. deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje mbi dëmet e shkaktuara nga bombardimet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në Jemen. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.