Ansarullah dhe mercenarët sauditë kanë shkëmbyer 7 mijë të burgosur
Kreu i Komitetit Kombëtar të Jemenit për çështjet e të Burgosurve, Abdulkader al-Mortada, tha se lëvizja Ansarullah dhe mercenarët sauditë kanë shkëmbyer mijëra të burgosur të luftës.
Duke folur në një intervistë ekskluzive me agjensinë zyrtare të lajmeve Saba të Jemenit, Mortada tha se përpjekjet e ndërmjetësimit fisnor kanë arritur të shkëmbejnë 7,000 të burgosur midis dy palëve në 300 shkëmbime, duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk kanë kontribuar fare në këtë proces. Ai më pas fajësoi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për pengimin e shkëmbimeve të të burgosurve sipas marrëveshjes së arritur në Stokholm të sponsorizuar nga OKB, duke argumentuar se regjimi i Riadit po insiston në lirimin e trupave saudite.