Deklarata e ministrit francez kundër marrëveshjes bërthamore
Ministri i jashtëm i Francës dje në darkë në një fjalim të mbajtur në Abu Dhabi kryeqytetin e EBA, deklaroi se negociatat ndërkombëtare me Iranin përveç çështjeve bërthamore duhet të trajtojnë edhe çështjet rajonale.
Jean Yves le Drian, dje ka mbajtur një fjalim në një prej universiteteve të Abu Dhabit. Ai pa përmendur mosrespektimin e angazhimeve të vendit të tij dhe të vendeve të tjera evropiane në zbatimin e marrëveshjes bërthamore deklaroi se negociatat ndërkombëtare me Iranin duhet të analizojnë çështjet bërthamore dhe çështje të tjera të rajonit. Ne duam tu themi miqve tanë emiratas se ne asnjëherë nuk vëmë në dyshim sigurinë e aleatëve tanë në rajon, tha në fjalën e tij le Drian ministër i jashtëm francez. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore pritet të zbatohet më datë 6 nëntor të këtij viti.