Turqia arreston tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92048-turqia_arreston_tre_të_dyshuar_si_pjesëtarë_të_isis_it
Autoritetet turke kanë ndaluar tre persona me dyshimin se i përkasin grupit terrorist ISIS dhe se të njëjtit po planifikonin sulme në Turqi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2019 11:09 Europe/Tirane
  • Turqia arreston tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it

Autoritetet turke kanë ndaluar tre persona me dyshimin se i përkasin grupit terrorist ISIS dhe se të njëjtit po planifikonin sulme në Turqi.

Arrestimet ndodhën dy ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se lideri i ISIS, Abu Bekr al-Baghdadi është vrarë gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në veri-perëndim të Sirisë.

Raportohet se tre të dyshuarit po planifikonin sulme në Stamboll, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Turqisë.

Të martën, turqit festojnë 96 vjetorin e themelimit të Republikës laike turke që pasoi Perandorinë Osmane.

Njësitë e policisë antiterror dhe të inteligjencës turke përcaktuan se të dyshuarit, kishin qenë në kontakt me njerëz, që do të siguronin mbështetje logjistike për sulmin, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Ende nuk është e qartë nëse sulmi i planifikuar ishte i ndërlidhur me vrasjen e udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Turqia ka thënë se ka ndarë informacione me Shtetet e Bashkuara - aleatin e saj të NATO-s - përpara sulmit në veri të Sirisë dhe se është krenare që ka ndihmuar në sjelljen e "një terroristi famëkeq para drejtësisë".