Forcat sioniste sulmojnë xhaminë Al Aksa
Me futjen e kolonëve sionistë në xhaminë al Aksa, në këtë vend të shenjtë ka pasur përleshje dhe përplasje.
Një grup i kolonëve sionistë i mbështetur nga forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist, kanë sulmuar dhe janë futur në xhaminë Al Aksa dhe janë konfrontuar me palestinezët që gjendeshin në xhami. Ndërkohë forcat e regjimit sionist kanë arrestuar Ejhab Abu’gezale një prej rojeve të xhamisë Al Aksa. Xhamia Al Aksa që është simboli kryesor i identitetit islamiko-palestinez të Bejtul Muakdesit gjithmonë sulmohet nga forcat pushtuese të regjimit sionist. Më herët forcat sioniste kanë sulmuar lagjen Slevan dhe qytezën Isavie të Kodsit ku kanë arrestuar 4 palestinezë dhe kanë bastisur shtëpitë e banorëve të lagjes.