Forcat emiratase largohen nga porti i Adenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92097-forcat_emiratase_largohen_nga_porti_i_adenit
Komanda e Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe, në një deklaratë të mërkurën tha se trupat e saj ishin larguar nga porti i Adenit në Jemenin jugor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2019 06:36 Europe/Tirane
  • Forcat emiratase largohen nga porti i Adenit

Komanda e Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe, në një deklaratë të mërkurën tha se trupat e saj ishin larguar nga porti i Adenit në Jemenin jugor.

Sukseset e ushtrisë jemenase dhe komiteteve popullore në shënjestrimin e zonave të ndjeshme të Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë që ky vend të tërheqë trupat e tij nga Jemeni, thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve. Emiratet e Bashkuara Arabe po zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në Jemen që nga qershori, por grupet jemenase kërkojnë një tërheqje të plotë të trupave emiratase nga Jemeni. Largimi i Emiratet e Bashkuara Arabe nga lufta kundër Jemenit mund të shihet si një tjetër humbje për Arabinë Saudite kundër ushtrisë jemenase dhe komiteteve të tij popullore. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.