Kryeministri irakian Abdul Mahdi ka pranuar të japë dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92119-kryeministri_irakian_abdul_mahdi_ka_pranuar_të_japë_dorëheqjen
Duke folur në mbështetje të demonstratave paqësore dhe kërkesave të njerëzve, presidenti irakian tha: " Kryeministri Abdul Mahdi ka pranuar të japë dorëheqjen".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2019 16:34 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian Abdul Mahdi ka pranuar të japë dorëheqjen

Duke folur në mbështetje të demonstratave paqësore dhe kërkesave të njerëzve, presidenti irakian tha: " Kryeministri Abdul Mahdi ka pranuar të japë dorëheqjen".

Në një fjalim para demonstruesve, presidenti Barham Saleh tha: "Ne jemi me ju dhe kërkesat tuaja legjitime në luftën kundër korrupsionit. Detyra e aparatit të sigurisë është të mbështesë demonstruesit dhe të kundërveprojë me elementët ndërhyrës në protestat paqësore të njerëzve". Saleh tha se është dakord me zgjedhjet e parakohshme sipas ligjit të ri zgjedhor, dhe theksoi se legjitimiteti i qeverisë buron nga populli. Ai shtoi se situata aktuale nuk mund të vazhdojë, dhe se vendi ka nevojë për reforma serioze dhe ndryshime të mëdha.