Amerikanët patrullojnë burimet e naftës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92124-amerikanët_patrullojnë_burimet_e_naftës_në_siri
Forcat amerikane për të garantuar interesat e Amerikës në Siri kanë nisur patrullimin e zonave të naftës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2019 05:31 Europe/Tirane
  • Amerikanët patrullojnë burimet e naftës në Siri

Forcat amerikane për të garantuar interesat e Amerikës në Siri kanë nisur patrullimin e zonave të naftës.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters automjetet e ushtrisë amerikane kanë kryer patrullimet në zonat naftore në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, ndërkohë që në muajin tetor presidenti amerikan kishte dhënë urdhër për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. automjetet e ushtrisë amerikane janë vënë re në zonat mes qyteteve Rumilan dhe Kahtanie në distancën 20 km larg nga kufiri perëndimor i Sirisë. Menjëherë pas tërheqjes së forcave amerikane më 9 tetor, ushtria turke nisi operacionin Burimi i Paqes në verilindje të Sirisë mirëpo qeveria amerikane menjëherë ka ndryshuar qëndrim dhe është shprehur për mbrojtjen e fushave të naftës dhe ndalimin e rikthimit të ISIS në zonat verilindore të Sirisë. Më herët senatori Lindsy Graham i kishte kërkuar qeverisë amerikane të mbulojë shpenzimet ushtarake duke shitur naftën e Sirisë.