Një dron spiunazh i Amerikës rrëzohet në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92136-një_dron_spiunazh_i_amerikës_rrëzohet_në_jemen
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka deklaruar se në dron spiunazh i Amerikës është rrëzuar në afërsi të rajonit Asir.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2019 11:08 Europe/Tirane
  • Një dron spiunazh i Amerikës rrëzohet në Jemen

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka deklaruar se në dron spiunazh i Amerikës është rrëzuar në afërsi të rajonit Asir.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të premten në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Forcat jemenase sot në mëngjes kanë arritur me armë të përshtatshme ta rrëzojnë një dronë spiunazh të Amerikës të llojit “Scan Eagle” në linjën e kontaktit në afërsi të rajonit Asir në jug të Arabisë Saudite”.

Sipas Jahja Sari’e, ky dron amerikan kryente operacioni spiunazhi në zonat kufitare të Jemenit me Arabinë Saudite.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit edhe mbrëmë ka njoftuar për shkatërrimin e një droni spiunazh agresor të koalicionit saudit në perëndim të Jemenit.