Një dron spiunazh i Amerikës rrëzohet në Jemen
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka deklaruar se në dron spiunazh i Amerikës është rrëzuar në afërsi të rajonit Asir.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të premten në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Forcat jemenase sot në mëngjes kanë arritur me armë të përshtatshme ta rrëzojnë një dronë spiunazh të Amerikës të llojit “Scan Eagle” në linjën e kontaktit në afërsi të rajonit Asir në jug të Arabisë Saudite”.
Sipas Jahja Sari’e, ky dron amerikan kryente operacioni spiunazhi në zonat kufitare të Jemenit me Arabinë Saudite.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit edhe mbrëmë ka njoftuar për shkatërrimin e një droni spiunazh agresor të koalicionit saudit në perëndim të Jemenit.