Gaza protesta për të drejtën e kthimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92148-gaza_protesta_për_të_drejtën_e_kthimit
Në protestën e 79-të për të drejtën e kthimit në Gaza të Palestinës me dhjetëra palestinezë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2019 05:26 Europe/Tirane
  • Gaza protesta për të drejtën e kthimit

Në protestën e 79-të për të drejtën e kthimit në Gaza të Palestinës me dhjetëra palestinezë janë plagosur.

 Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Al Alam të lajmeve sipas të cilës ministria e shëndetësisë e Palestinës njoftoi plagosjen e 97 palestinezëve, mes tyre 17 fëmijë dhe disa femra në sulmet e sionistëve ndaj protestuesve për të drejtën e kthimit. Motoja e kësaj jave të protestave për të drejtën e kthimit ishte “ Deklarata e Balforit duhet eliminuar”. Forcat sioniste për të shtypur protestuesit palestinezë përveçse kanë përdorur armë zjarri kanë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe helmues kundër palestinezëve. Protesta për të drejtën e kthimit në Gaza ka nisur prej 30 marsit 2018 dhe vazhdon deri më sot. Që nga ajo kohë e deri tani në këto protesta janë martirizuar 330 palestinezë dhe plagosur mbi 31 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit  dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar shpeshherë krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve.