Adel Abdulmahdi zhvillon takim të sigurisë me komandantët irakianë
(last modified Sun, 03 Nov 2019 14:38:21 GMT )
Nëntor 03, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Adel Abdulmahdi zhvillon takim të sigurisë me komandantët irakianë

Kryeministri i Irakut në mbledhjen e sigurisë së zhvilluar me komandantët ushtarakë, ka shqyrtuar zhvillimet më të fundit të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, në këtë mbledhje së bashku me komandantët ushtarakë kanë diskutuar ngjarjet që ndodhen në rrethanat aktuale të Irakut dhe veprimin e forcave të sigurisë për ta mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e vendit si dhe masat e marra për të mbështetur protestat paqësore.

Nga ana tjetër Abdulkarim Khalaf, zëdhënësi i komandantit suprem të forcave të armatosura të Irakut, ka përgënjeshtruar lajmet të cilat flasin për dritën jeshile të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj qeverisë së Irakut për të shtypur protestat në këtë vend.

 

Tags