Dy degë të ISIS kanë bërë besëlidhje me kreun e ri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92208
Dy degë të varura nga grupi terrorist ISIS kanë bërë besëlidhje me liderin e ri të këtij grupi, do të thotë me Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 03, 2019 16:09 Europe/Tirane
  • Dy degë të ISIS kanë bërë besëlidhje me kreun e ri

Dy degë të varura nga grupi terrorist ISIS kanë bërë besëlidhje me liderin e ri të këtij grupi, do të thotë me Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

Kanali informativ Al Xhazira njoftoi se dy degët e grupit terrorist ISIS do të thotë "Vilajeti i Sinait", dega e ISIS në Egjipt dhe dega e ISIS në Bangladesh në faqet e tyre të kësaj organizate terroriste ditën e shtunë kanë shkruar se kanë bërë besëlidhje (bej'at) me liderin e rij të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. Kjo është shenja e parë e marrjes së mbështetjes së tij nga degët botërore të kësaj organizate terroriste.

Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi së fundi dhe pas vrasjes së Abu Bakr Al-Baghdadi është zgjedhur lider i ri i grupit terrorist ISIS. Vilajeti i Sinait ka publikuar një pamje të rreth 24 luftëtarëve të tij që qëndronin mes pemëve dhe në fund të fotografisë është shkruar "Pjesë nga ceremonia e besëlidhjes së ushtarëve të "Khalifatit" me prijësin e besimtarëve Shejkh Muxhahid Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi".

Shpallja e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi si lider i ri i grupit terrorist ISIS është bërë nëpërmjet një audimesazhi në të cilin është premtuar edhe hakmarrja për vdekjen e Al-Baghdadi.