Ushtria egjiptiane vret 883 terroristë takfiristë në Sinai
Ushtria e Egjiptit ditën e hënë ka deklaruar se përgjatë më shumë se një muaji të kaluar gjatë operacioneve të ndryshme në rajonin Sinai janë vrarë 83 terroristë takfiristë.
Faqja informative e Ministrisë së Mbrojtjes së Egjiptit thuhet se komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Egjiptit me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Në kudër të përpjekjeve të forcave të armatosura dhe policisë së Egjiptit nga 28 shtatori e deri më tani, janë shkatërruar 14 vendstrehime dhe dy tunele të terroristëve në rajonin Sina".
Sipas kësaj deklarate, forcat e armatosura të Egjiptit gjatë këtyre operacioneve kanë shkatërruar 115 makina Jep, 33 automjete ushtarake dhe 93 motoçikleta të terroristëve.
Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit gjithashtu ka deklaruar se forcat ushtarake të këtij vendi gjatë kësaj periudha ka vrarë 83 terroristë që 6 prej tyre ishin prej terroristëve të njohur dhe të rrezikshëm të këtyre grupeve dhe ka zbuluar dhe konfiskuar sasi të madhe të armatimeve të ndryshme.