Anulohet masa e ndalim-qarkullimit në Bagdad
Komandanti i shtabit operativ të Bagdadit njoftoi anulimin e vendimit për ndalim qarkullimi në kryeqytet.
Fejs Muhamedavi, shefi i shtabit operativ në Irak deklaroi se për shkak të bashkëpunimit të qytetarëve, masa e ndalim-qarkullimit në kryeqytet anulohet. Masa e ndalim qarkullimit në kryeqytet që ndalon lëvizjet nga ora 12 deri në 6 të mëngjesit u mor që nga 28 tetorit kur nisën protestat dhe trazirat në Irak. Disa prej qyteteve të Irakut mes tyre kryeqytetit Bagdad prej disa ditësh po përjetojnë një situatë të pazakontë dhe të trazuar për shkak të protestave që organizohen kundër korrupsionit, papunësisë dhe kushteve të jetesës. Deri tani me dhjetëra persona janë vrarë dhe plagosur në protestat e organizuara në Irak. Qeveria e Irakut për realizimin e kërkesave të protestuesve ka propozuar 4 plane brenda një muaji.