Siri, Erdogani ndryshon lëkurën?
(last modified Fri, 08 Nov 2019 19:28:14 GMT )
Nëntor 08, 2019 20:28 Europe/Tirane
  • Siri, Erdogani ndryshon lëkurën?

Presidenti turk më në fund është rrëfyer: Erdogan thotë se nuk dëshiron të tërheqë forcat e tij as nga veriu-lindja, as nga veri-perëndimi i Sirisë.

Ai thotë se nuk imagjinon asnjë tërheqje derisa "vendet e tjera" nuk e kanë bërë një gjë të tillë! Për Turqinë, ky është një kthim shumë domethënës në pikënisje: Shtetet e Bashkuara okupojnë lindjen e Sirisë, Turqia një rrip verior, që shtrihet nga perëndimi në lindje, dhe kjo në sfondin e zhurmës së tambureve të NATO-s që do të pushtojë gjithashtu veriun e Sirisë. Për Turqinë, e cila është përfshirë shumë në kontrabandën e naftës siriane që nga viti 2011 dhe interesat e së cilës për naftë dhe gaz ndërthuren me ato të Trump, rrëfimi i Erdogan shënon një kthim në parimet që e bëjnë Ankaranë aleatin më të mirë të Uashingtonit në NATO-s. Të Premten, 8 Nëntor, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi vazhdimin e operacioneve të ushtrisë turke në veri të Sirisë. "Operacioni "Burimi i Paqes "do të vazhdojë për aq kohë sa terroristi i fundit të jetë larguar nga kjo zonë," tha Erdogan i cituar nga sajti informativ turk EHA News. "Përveç kësaj, derisa vendet e tjera të mos largohen nga Siria, as ne nuk do të largohemi," shtoi ai.

 

Tags