Plagosen disa palestinezë në Gaza
Në protestën e djeshme të organizuar në Gaza me moton “ E drejta e kthimit”, janë plagosur të paktën 69 palestinezë.
Mijëra palestinezë u mblodhën dje në Gaza për të protestuar ndaj veprimeve çnjerëzore të regjimit sionist. Në tubimin e titulluar " E drejta e kthimit ", grupe të ndryshme palestineze dënuan sulmet brutale të sionistëve kundër palestinezëve, njofton Qendra për Informim e Palestinës. Delegacioni Kombëtar që ka organizuar protestën e drejta për kthim dhe thyerje të bllokadës së Gazës ka bërë gjithashtu thirrje popullit palestinez të marrë pjesë masivisht në tubim. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se numri i dëshmorëve palestinezë është rritur në më shumë se 322 persona që nga fillimi i protestave më 30 mars 2018 dhe numri i të lënduarve ka arritur në rreth 15,000 vetë. Avionët, topat dhe tanket e regjimit sionist prej javësh po bombardojnë zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Nga këto sulme deri tani me mijëra palestinezë janë martirizuar dhe plagosur.