Regjimi Al Khalifa arreston 17 bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92348-regjimi_al_khalifa_arreston_17_bahrejnas
Forcat e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit që nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë arrestuar 17 aktivistë politik dhe shoqëror në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 09, 2019 15:22 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Khalifa arreston 17 bahrejnas

Forcat e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit që nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë arrestuar 17 aktivistë politik dhe shoqëror në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Ali Mahdi Al-Sanadi, profesor i logjikës dhe shkencave islame në shkollat fetare të Bahrejnit, ndodhet në mesin e të arrestuarve nga forcat e regjimit Al Khalifa.

Burimet bahrejnase të informimit kanë theksuar se akoma nuk ekzistojnë kurrfarë informacione për fatin e disa të arrestuarve.

Më parë qendra "Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut të Gjirit Persik" e cila vëzhgon gjendjen e të drejtave të njeriut në shtete arabe rreth Gjirit Persik, në një raport të saj, ka deklaruar: "Bahrejni që nga janari i vitit 2018 deri në maj të këtij viti, ka shqiptuar 271 dënime me burg të përjetshëm kundër qytetarëve të vet".