17 raketa kundër bazës amerikane në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92355-17_raketa_kundër_bazës_amerikane_në_mosul
Ndërsa ndërhyrja amerikane në protestat në Irak zgjerohet dhe ambasada e SHBA kombinon komunikimin, apelin dhe fantazitë e tjera të këtij lloji, tensioni anti-amerikan po rritet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2019 16:35 Europe/Tirane
  • 17 raketa kundër bazës amerikane në Mosul

Ndërsa ndërhyrja amerikane në protestat në Irak zgjerohet dhe ambasada e SHBA kombinon komunikimin, apelin dhe fantazitë e tjera të këtij lloji, tensioni anti-amerikan po rritet.

Ndërsa kryeministri irakian ka denoncuar shumë qartë "elementët e armatosur" që qëndrojnë prapa sulmeve që synojnë pa dallim protestuesit dhe policinë, një bazë amerikane, e ndërtuar në vitin 2016 nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, u sulmua nga jo më pak se 17 raketa. Sulmi vjen një javë pas njoftimit për vdekjen e një ushtari amerikan në bazën Taxhi, në sulme të mëparshme me raketa. Baza ushtarake al-Kijara që strehon forcat amerikane u sulmua të premten, 8 Nëntor. Ushtria dhe forcat e sigurisë irakiane nuk kanë dhënë një vlerësim të saktë të numrit të viktimave dhe dëmet e shkaktuara nga 17 raketat e qëlluara drejt kësaj baze. Një burim i sigurisë i cituar nga agjencia Reuters tha se baza e sulmuar është baza ushtarake al-Kijara në provincën Ninva në Irakun veriperëndimor. Sulmi nuk u mor përsipër nga askush, edhe pse Reuters i referohet përfshirjes "terroriste". Pentagoni ende nuk ka reaguar ndaj këtij informacioni.