Lideri i Ansarullah paralajmëron Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92356-lideri_i_ansarullah_paralajmëron_izraelin
Udhëheqësi i lëvizjes Ansarallah tha: "Ata që kërkojnë luftë dhe sanksione kundër nesh dhe luten për kapitullimin tonë, po bëjnë punë të padobishme dhe përfundimisht do të humbasin gjithçka".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2019 16:36 Europe/Tirane
  • Lideri i Ansarullah paralajmëron Izraelin

Udhëheqësi i lëvizjes Ansarallah tha: "Ata që kërkojnë luftë dhe sanksione kundër nesh dhe luten për kapitullimin tonë, po bëjnë punë të padobishme dhe përfundimisht do të humbasin gjithçka".

Duke folur në përvjetorin e lindjes së Profetit të Madh të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe pasardhësit e tij), udhëheqësi i Ansarallahut, Abdel-Malik al-Huthi duke ju referuar zhvillimeve të fundit në Jemen tha se "sulmet e vazhdueshme të koalicioni saudit kundër jemenasve mund të sjellin pasoja të rënda për agresorët". "Sa më shumë që koalicioni saudit vazhdon sulmet e tij kundër Jemenit, aq më shumë Ansarallah po zhvillon pajisjet e tij ushtarake duke kryer sulme gjithnjë e më të rënda dhe kjo është e drejta jonë legjitime," tha al-Huthi. Në lidhje me zhvillimet e fundit në Liban dhe Irak, udhëheqësi i Ansarallah u bëri thirrje popujve të rajonit që të zgjidhin vetë problemet e tyre në mënyrë që të mos lejojnë që armiqtë të përfitojnë prej tyre. "Kënaqësia e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist për ngjarjet në Irak dhe Liban nxjerr në dritë pozicionet e qarta dhe keqdashëse të amerikanëve dhe sionistëve," tha ai. Më tej në fjalën e tij, udhëheqësi i Ansarallah dëshiroi të shpjegojë qëndrimin e vendit të tij ndaj regjimit të Tel-Avivit duke thënë: "Izraeli është një regjim okupator dhe qëndrimet anti-izraelite të Jemenit janë humane, morale dhe fetare . " Al-Huthi tha se "populli jemenas nuk do të hezitojë të deklarojë luftë kundër armikut izraelit, në rast të ndonjë gabimi të ri të regjimit sionist". Ai tha se që nga fillimi i luftës në Jemen, më shumë se 120 milion fuçi nafte ishin vjedhur nga zonat e okupuara nga koalicioni Saudito-Emiratas.