Vazhdojnë protestat në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92366-vazhdojnë_protestat_në_liban
Në kohën kur protestat në Bejrut dhe në disa qytete të tjera të Libanit vazhdojnë, presidenti Mishel Aun ka mbajtur një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore dhe me përfaqësues të shoqërisë së bankave në vend për të analizuar situatën ekonomike dhe financiare të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2019 03:40 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Liban

Në kohën kur protestat në Bejrut dhe në disa qytete të tjera të Libanit vazhdojnë, presidenti Mishel Aun ka mbajtur një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore dhe me përfaqësues të shoqërisë së bankave në vend për të analizuar situatën ekonomike dhe financiare të vendit.

Prej ditës së martë aktiviteti i të gjitha bankave në Liban do të rifillojë. Ndërkohë Saad Hariri, ish kryeministër, lëvizja Hezbullah dhe lëvizja Amal janë angazhuar seriozisht në bisedime politike për formimin e qeverisë së re të vendit. Libani që nga 17 tetori është përfshirë nga protestat qytetare dhe këto protesta rezultuan me dorëheqjen e kryeministrit libanez Saad Hariri.  Libani njihet si “Nusja” e Lindjes së Mesme, por që nga 17 tetori është përfshirë nga protestat anti-qeveritare. Një prej karakteristikave më të rëndësishme të protestave të fundit të Libanit, është kjo që në këto protesta kanë marrë pjesë të gjitha grupet dhe shtresat e shoqërisë së Libanit dhe për herë të parë këto protesta janë organizuar në mënyrë të koordinuar duke lënë anash mosmarrëveshjet politike dhe qytetarët kanë kundërshtuar politikat ekonomike të qeverisë. Veprimet e para protestuese filluan me vendosjen e tatimeve mbi kontaktet telefonike nëpërmjet rrjetit social “ËhastApp”, mirëpo ky është vetëm arsye sipërfaqësore dhe e dukshme e protestave në Liban. Pakënaqësia e qytetarëve të Libanit nga aspekti ekonomik, ka rrënjë dhe themele më të thella. Qytetarët në rajone të ndryshme të Libanit kanë protestuar kundër gjendjes ekonomike dhe korrupsionit shtetëror.