Ansarullah: Do tu përgjigjemi agresioneve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92390-ansarullah_do_tu_përgjigjemi_agresioneve_të_regjimit_sionist
Muhamed Bakhiti një prej anëtarëve të zyrës politike të lëvizjes Ansarullah ka deklaruar se në rast se Izraeli sulmon Jemenin, përgjigjja kundër tij do të jetë definitive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2019 06:02 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Do tu përgjigjemi agresioneve të regjimit sionist

Muhamed Bakhiti një prej anëtarëve të zyrës politike të lëvizjes Ansarullah ka deklaruar se në rast se Izraeli sulmon Jemenin, përgjigjja kundër tij do të jetë definitive.

Bakhiti vuri në dukje se sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit janë vetëm për të plotësuar interesat e Izraelit dhe të Amerikës, sepse këto sulme nuk sjellin asnjë interes për sauditët dhe emiratasit. Ai ndër të tjera shtoi se Jemeni është në gjendje tu përgjigjet agresioneve të regjimit sionist dhe rikujtoi se jemenasit mund të godasin çdo pikë brenda në territoret e pushtuara palestineze(Izrael).  Kohë më parë Beniamin Netanjahu, ka deklaruar se ky regjim Jemenin e ka futur në listën e atyre vendeve që mund të përbëjnë rrezik për regjimin sionist. Jemeni prej 5 vitesh përballet me sulme të egra të Arabisë Saudite e mbështetur nga EBA, Bahrejni dhe regjimi sionist.