Iraku përfundon projektligjin e ri për zgjedhjet në këtë vend.
Nëntor 11, 2019 11:51 Europe/Tirane
Një burim nga presidenca e Irakut ka njoftuar për përfundimin e projektligjit të ri për zgjedhje në këtë vend.
Agjencia e lajmeve "Eufrat" duke cituar këtë burim, ka shkruar: "Projektligji i ri për zgjedhje është hartuar në bashkëpunim me një numër të madh të ekspertëve dhe përfaqësuesve të OKB në Irak".
Sipas këtij burimi, në bazë ligjit të ri, do të formohet një komitet i përbërë nga autoritetet gjyqësore dhe ekspertët dhe në këtë komitet nuk do të ketë vend për kërkimin ndarjes partiake në të.
Gjithashtu është theksuar se në bazë të këtij ligji të ri, 30% e numrit të deputetëve në Parlament, do të reduktohet. Në këtë ligj, kriter do të jetë numri më i madh i votave në zonat zgjedhore.
Tags