Çfarë kërkon Rusia në Kamishli?
(last modified Mon, 11 Nov 2019 20:09:46 GMT )
Nëntor 11, 2019 21:09 Europe/Tirane
  • Çfarë kërkon Rusia në Kamishli?

Mediat raportojnë se Damasku dhe Moska po negociojnë për t'i huazuar Rusisë aeroportin Kamishli pranë kufirit siriano-turk.

Rusia ka negociuar me Sirinë për të nënshkruar një marrëveshje 49-vjeçare të qirasë për të marrë me qira aeroportin Kamishli, në provincën siriane Hasake, vetëm disa kilometra larg kufirit turk, shkruan këtë të hënë, 11 nëntor, gazeta ruse Nezavisimaya Gazeta. Si përgjigje, Ministria e Jashtme ruse e ka përshkruar këtë informacion si "jo shumë të besueshëm". "Unë nuk e di se nga vijnë këto deklarata," tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Megjithatë, disa media dhe qarqe politike besojnë se ka të ngjarë që Rusia po mendon të krijojë një bazë të re në veriun e Sirisë, në mënyrë që të sigurojë interesat e saj në rajon. Kjo mund të jetë një qendër e orientimit të operacioneve të raketave për të neutralizuar sulmet e mundshme të SHBA-së mbi të gjithë rajonin, thonë këto burime. "Pasi të instalohet në aeroportin Kamishli, sistemi i radarëve të baterive raketore S-400 ruse do të mbulojë një zonë të madhe në lindje dhe do të jetë në gjendje të zbulojë çdo veprimtari ajrore të SHBA në Irak. Nënshkrimi i kontratës për marrjen me qera të një baze të re ushtarake në territorin sirian do të zbulojë objektivat gjeopolitikë afatgjatë të Rusisë në Lindjen e Mesme", shkruan qendra informative Al Monitor. Sipas ekspertëve rusë, Moska nuk do të kishte nevojë të vendosë bazën ushtarake, stacionin e radarit dhe sistemin balistik afër kufirit turk në Siri. Sidoqoftë, vendosja e sistemeve anti-ajrore S-400 mund të jetë efektive në garantimin e sigurisë ajrore në verilindje të Sirisë. Nëse dislokohet, ky sistem do të mbulojë qiejt e Sirisë, Turqisë dhe Irakut.

 

Tags