Mishel Aun: Kërkesat e popullit libanez janë politizuar
Presidenti i Libanit duke përmendur protestat që organizohen në vend, deklaroi se kërkesat ekonomike dhe të taksave të protestuesve kanë marrë prirje politike.
Presidenti i Libanit Mishel Aun deklaroi se lufta kundër korrupsionit, zgjidhja e problemeve ekonomike dhe përpjekja për krijimin e shoqërisë civile janë tre kushtet kryesore që duhen për formimin e qeverisë së re të cilat nuk janë plotësuar akoma. Presidenti i Libanit përmendi edhe sloganin që përdoret në protesta “ të gjithë d.m.th. të gjithë” dhe shtoi se në kohën kur krijimi i besimit mes qeverisë dhe popullit ka nevojë për kohë, ky lloj slogani është i gabuar. Presidenti libanez u ka kërkuar protestuesve që të jenë të bashkuar dhe të lëvizin në drejtim të reformave, luftës kundër korrupsion dhe kompromisit në Liban. Pas organizimit të protestave që kanë nisur prej 17 tetorit në Liban, kryeministri Saad Hariri ka dhënë dorëheqje e cila është pranuar nga presidenti.