Xhihadi islamik prezanton një raketë të re
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92498-xhihadi_islamik_prezanton_një_raketë_të_re
Dega ushtarake e Xhiahdit Islamik, ka prezantuar një raketë të re të quajtur “ Ndricimi 120”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2019 09:10 Europe/Tirane
  • Xhihadi islamik prezanton një raketë të re

Dega ushtarake e Xhiahdit Islamik, ka prezantuar një raketë të re të quajtur “ Ndricimi 120”.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni Mejadin sipas të cilit brigada Kods e Xhihadit Islamik, ka prezantuar raketën Ndricimi-120 të prodhuar nga vetë palestinezët. Xhihadit Islamik ka bërë të ditur se kjo raketë do t’i vihet në dispozicion rezistencës dhe për herë të parë ajo është përdorur në sulmin kundër kolonisë sioniste Hadhira. Brigada Kods njoftoi se kjo raketë ka fuqi më të madhe shkatërruese dhe është më e saktë sesa raketat e prezantuara më herët.