Bashar al-Asad: Siria nuk do të ndahet kurrë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92513-bashar_al_asad_siria_nuk_do_të_ndahet_kurrë
"Qeveria siriane nuk do të pranojë kurrsesi që Siria të ndahet", tha presidenti sirian. Bashar al-Asad në një intervistë për Rusia 24, tha se ISIS u krijua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe ka punuar me përkrahjen e Uashingtonit dhe të aleatëve të tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 15, 2019 18:47 Europe/Tirane
  • Bashar al-Asad: Siria nuk do të ndahet kurrë

"Qeveria siriane nuk do të pranojë kurrsesi që Siria të ndahet", tha presidenti sirian. Bashar al-Asad në një intervistë për Rusia 24, tha se ISIS u krijua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe ka punuar me përkrahjen e Uashingtonit dhe të aleatëve të tij.

"Shtetet e Bashkuara i përdorën terroristët e ISIS si një mjet për të sulmuar Ushtrinë Siriane", tha Asad. Presidenti sirian shtoi: "Bin Laden, Abu Bakr al-Bagdadi dhe themeluesi i Helmetave të Bardha duhet të vriten, sepse data e përdorimit të tyre ka skaduar dhe ata dinë sekrete të rëndësishme që nuk duhet të zbulohen, sepse kjo është në dëm të Amerikës". Presidenti sirian në lidhje me kurdët e Sirisë tha: "Me përmirësimin e marrëdhënieve midis qeverisë siriane dhe kurdëve pas operacionit "Pranvera e Paqes" të Turqisë në veri të Sirisë, Uashingtoni po përpiqet të bllokojë bisedimet midis Damaskut dhe kurdëve. SHBA dëshiron të angazhojë kurdët në luftime me grupe të tjera, por pas shtatë viteve të luftës, shumica e njerëzve e kanë kuptuar rëndësinë e punës me qeverinë e ligjshme siriane".