A do ta shpëtojë terrorizmi Netanjahun?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92514-a_do_ta_shpëtojë_terrorizmi_netanjahun
Në vazhdën e ndryshimeve politike, kur Izraeli po dëshmon pamundësinë për të formuar një qeveri, po shohim se Benjamin Netanjahu urdhëron ushtrinë e tij të kryejë sulme terroriste kundër një udhëheqësi të Xhihadit Islamik dhe qytetet izraelite u sulmuan nga qindra raketa.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2019 15:17 Europe/Tirane
  • A do ta shpëtojë terrorizmi Netanjahun?

Në vazhdën e ndryshimeve politike, kur Izraeli po dëshmon pamundësinë për të formuar një qeveri, po shohim se Benjamin Netanjahu urdhëron ushtrinë e tij të kryejë sulme terroriste kundër një udhëheqësi të Xhihadit Islamik dhe qytetet izraelite u sulmuan nga qindra raketa.

A nuk e parashikoi Netanjahu se një operacion i tillë mund të çonte në vdekjen e shumë izraelitëve? Ai ishte me siguri i vetëdijshëm për këtë, por ngaqë e dinte se nëse Gantz do të formonte një qeveri të re, ai do të humbte imunitetin e tij dhe do të përballej me gjykimin dhe mundësinë e burgosjes, prandaj Netanjahu preferoi të rrezikojë jetën e izraelitëve në mënyrë që të mos e humbasë pozicionin e tij politik. Ndërsa kryeministri në largim i Izraelit po bllokon me çdo kusht formimin e një kabineti të ri, Benny Gantz dhe Avigdor Liebermann janë zotuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur një zgjedhje të tretë të Netanjahut. Tridhjetë e katër banorë të Gazës, duke përfshirë tre gra dhe tetë fëmijë, u vranë dhe shumë u plagosën gjatë sulmeve të Izraelit të urdhëruara nga Netanjahu. Midis viktimave janë tetë anëtarë të së njëjtës familje. Si rezultat i këtij përshkallëzimi, grupet palestineze u hakmorën me 360 sulme me raketa në qytetet izraelite. Sigurisht, armëpushimi që u arrit me ndërhyrjen egjiptiane prishi planet e Netanjahut.  Sidoqoftë, megjithë armëpushimin, ai urdhëroi vrasjen e vazhdueshme të popullit palestinez, duke i detyruar palestinezët të kundërpërgjigjen dhe kështu të vazhdojë krizën. Benjamin Netanjahu është në një situatë ku aleati i tij kryesor, Trump, nuk mund ta mbështesë atë për shkak të problemeve të tij të brendshme, dhe tani është i vetëm. Duket se së shpejti Netanjahu do të bjerë dhe ndoshta të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg bashkë me gruan e tij. Kjo është arsyeja pse Netanjahu po përpëlitet për mbijetesë, dhe këto përpëlitje dëshmojnë se akuzat kundër tij janë mëse të drejta.