Dy ushtarë sauditë u vranë në përleshjet me ushtrinë jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92539-dy_ushtarë_sauditë_u_vranë_në_përleshjet_me_ushtrinë_jemenase
Forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore kanë vrarë të paktën dy ushtarë sauditë gjatë sulmeve të ndara në rajonet kufitare në jugperëndim të Arabisë Saudite, si pjesë e sulmeve të tyre hakmarrëse kundër fushatës vdekjeprurëse të regjimit të Riadit ndaj popullit jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Dy ushtarë sauditë u vranë në përleshjet me ushtrinë jemenase

Forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore kanë vrarë të paktën dy ushtarë sauditë gjatë sulmeve të ndara në rajonet kufitare në jugperëndim të Arabisë Saudite, si pjesë e sulmeve të tyre hakmarrëse kundër fushatës vdekjeprurëse të regjimit të Riadit ndaj popullit jemenas.

Një zyrtar ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, tha se luftimet u zhvilluan në rajonin al-Tuhajat. Gazeta saudite al-Madina raportoi të dielën se Princi Saud bin Abdullah bin Xhalavi, këshilltar i guvernatorit të rajonit të Mekës, Khalid bin Faisal Al Saud, takoi familjet e ushtarakëve të vrarë Faris Said al-Ghamedi dhe Badr Isa al-Salemi, dhe përçoi për ta mesazhe ngushëllimi nga Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princi i Kurorës Muhamed bin Salman. Raporti, megjithatë, nuk përmend rangun e ushtarakëve sauditë të vrarë, dhe as vendin ku ata u vranë në përleshjet me forcat jemenase.