Sauditët sulmojnë Jemenin nga ajri dhe toka
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92549-sauditët_sulmojnë_jemenin_nga_ajri_dhe_toka
Forcat e regjimit saudit kanë sulmuar njëkohësisht Jemenin me topa nga toka dhe avionë nga ajri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Sauditët sulmojnë Jemenin nga ajri dhe toka

Forcat e regjimit saudit kanë sulmuar njëkohësisht Jemenin me topa nga toka dhe avionë nga ajri.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, koalicioni saudit ka sulmuar rajonin Takhia pjesë e provincës Saade ne veri të Jemenit. Ndërsa nga toka forcat saudit e kanë sulmuar me topa rajonin e banuar Razeh pjesë e provincës Saade dhe rajonet Darihmi dhe His pjesë e provincës Hudejda në perëndim të Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.