Sionistët shkatërrojnë me dhjetëra shtëpi palestineze në Kods
Qendra izraelite informuese për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara ka njoftuar se regjimi sionist që nga fillimi i këtij viti e deri në shtator ka shkatërruar 140 shtëpi banimi të palestinezëve në lindje të Kodsit.
Kjo qendër e njohur ndryshe me inicialet Betslim, në raportin e saj njofton se nga viti 2004 e deri në vitin 2018 regjimi sionist ka shkatërruar 54 shtëpi banimi në lindje të Kodsit, numër ky që gjatë këtij viti është trefishuar. Sionistët që nga viti 2004 e deri tani kanë shkatërruar gjithsej 964 shtëpi të palestinezëve në Kods dhe zona të tjera dhe kanë detyruar të shpërngulen mbi 3 mijë e 118 palestinezë. Regjimi sionist me shkatërrimin e shtëpive dhe me dëbimin e palestinezëve synon të ndryshojë demografinë e Kodsit të shenjtë dhe të sionizojë këtë qytet. Këshilli i Sigurimit i OKB më 23 dhjetor të vitit 2016, me miratimin e rezolutës 2234 nga regjimi sionist ka kërkuar tu japë fund menjëherë ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.