Jemenasit konfiskojnë dy anije luftarake të sauditëve
Ushtria e Jemenit ditën e hënë njoftoi bllokimin dhe konfiskimin e dy anijeve luftarake të koalicionit saudit në portin Hudejda.
Burimet informative nga lëvizja Ansarullah bëjnë të ditur se anijet luftarake i përkisnin koalicionit agresor saudito-emiratas. Ndërkohë koalicioni agresor ka akuzuar lëvizjen Ansarullah se ka rrëmbyer anijet në fjalë dhe ka pretenduar se ky veprim është kërcënim për lundrimin ndërkombëtar. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.