Regjimi sionist vazhdon shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve
Forcat ushtarake të regjimit sionist me pretekst të mungesës së lejes së ndërtimit, ka shkatërruar tre shtëpi të palestinezëve në provincën Al-Khalil dhe në Kodsin e pushtuar.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e martë kanë sulmuar kampin Al-Arub në provincën Al-Khalil të Palestinës dhe kanë shkatërruar me buldozer dy shtëpi të palestinezëve.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë shkatërruar edhe një shtëpi tjetër të palestinezëve në jug të Kodsit të pushtuar. Burimet lokale kanë thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë rrethuar zonat ku ndodheshin këto shtëpi dhe nuk lejonin grumbullimin e njerëzve për të mbrojtur shtëpitë e tyre.