Ushtria e regjimit sionist arreston mbi 700 fëmijë palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92598-ushtria_e_regjimit_sionist_arreston_mbi_700_fëmijë_palestinezë
 Klubi i të burgosurve palestinezë ka deklaruar se forcat e ushtrisë së regjimit sionist që nga fillimi i vitit 2019 e deri në fund të muajt tetor të këtij vit, kanë arrestuar mbi 645 fëmijë palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2019 11:06 Europe/Tirane
  •  Ushtria e regjimit sionist arreston mbi 700 fëmijë palestinezë

 Klubi i të burgosurve palestinezë ka deklaruar se forcat e ushtrisë së regjimit sionist që nga fillimi i vitit 2019 e deri në fund të muajt tetor të këtij vit, kanë arrestuar mbi 645 fëmijë palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se klubi i të burgosurve palestinezë në një raport të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, ka thënë: "Izraeli në dimensione të ndryshme ka shkelur të drejtat e fëmijëve palestinezë të arrestuar nga autoritetet e regjimit sionist. Kjo shkelje e të drejtave të fëmijëve ka shkuar deri në atë masë sa që fëmijët palestinezë janë privuar nga vazhdimi i shkollimit, nga takimi me familjen e tyre dhe nga trajtimi mjekësor".

Klubi i të burgosurve palestinez gjithashtu ka deklaruar se ushtria okupatore sioniste pa qëllon me plumba drejtpërdrejtë dhe këto veprime janë shtesë nga arrestimi, rrahja fizike, kërcënimi dhe ushtrimi i presionit të regjimit sionist kundër fëmijëve palestinez.

Klubi i të burgosurve palestinez ka kërkuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe sidomos nga organizata UNICEF që të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve të Palestinës.