Vritet drejtori i inteligjencës në provincën Salahudin të Irakut
Një burim i sigurisë së Irakut ka njoftuar për vrasjen e shefit të drejtorisë së inteligjencës në provincën Salahudin të Irakut si pasojë e shpërthimit të një bombe.
Kanali informativ "Al-Sumerija News" njoftoi se drejtori i drejtorisë inteligjente të provincës Salahudin të Iranit është vrarë të martën si pasojë e shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur nga grupi terrorist ISIS.
Ndërkohë gjeneral Numan Abdunaxhm Al-Zube'i, komandanti i operacioneve në Ninva të Irakut, ka njoftuar për vrasjen e 6 terroristëve të grupit ISIS brenda në një tunel në bjeshkët "Badush" të provincës Salahudin në Irak.
Numan Abdunaxhm Al-Zube'i shtoi: "Komanda e operacioneve në Ninva në koordinim me forcat ajrore që kryen sulmet përkatëse, kanë shkatërruar këto tunele në të cilin fshiheshin terroristët e ISIS dhe kanë vrarë të gjithë terroristët e këtij grupi që ndodheshin në këtë vend".