BE shpreh shqetësim për shkeljen e të drejtave të fëmijëve palestinez
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime për shkeljen e të drejtave të fëmijëve palestinezë nga ana e regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Anadoly njoftoi se misioni i Bashkimit Evropian në Kodsin e pushtuar dhe në qytetin Ramallah ditën e enjte me anë të një deklarate me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, ka deklaruar se përdorimi i forcës nga ana e autoriteteve izraelite duke përfshirë edhe përdorimin e armëve vrasëse, ka rezultuar me vrasjen e 16 fëmijë palestinez në gjysmën e parë të vitit 2019.
Kjo deklaratë duke theksuar nevojën për respektimin e konventës së të drejtave të fëmijëve, ka theksuar: “Ne jemi të shqetësuar përdorimi i forcës nga ana e autoriteteve izraelite duke përfshirë edhe përdorimin e armëve vrasëse kundër fëmijëve palestinezë”.
Misioni i Bashkimit Evropian gjithashtu ka theksuar se në bazë të paragrafit 37 të konventës për të drejtat e fëmijëve, fëmijët palestinezë nuk duhet të arrestohen në mënyrë të paligjshme dhe të torturohen ose të përjetojnë sjellje çnjerëzore, poshtëruese dhe barbare.