Bashar Xha’afari : Amerika ka pushtuar puset e naftës në Siri
Amerika ka pushtuar puset e naftës në Siri dhe nën heshtjen e KS të OKB po grabit të ardhurat që i përkasin popullit sirian.
Kështu ka deklaruar Bashar Xha’afari përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB i cili në një takim të KS të kësaj organizate dënoi pushtimin e puseve të naftës dhe grabitjen e saj nga Amerika dhe deklaroi se lufta kundër Sirisë do të përfundojë në kohën kur të ndërpritet mbështetja e huaj për terrorizmin. Ditë më parë Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë ka deklaruar se Amerika në formë të jashtëligjshme nga burimet e naftës në verilindje të Sirisë nxjerr naftë në vlerë 30 milion dollarë në muaj. Më herët janë dhënë disa raporte për bashkëpunimin e ushtarakëve amerikanë me grupin terrorist ISIS për trafikimin e naftës. Amerika me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste në formë të jashtëligjshme dhe pa lejen e qeverisë siriane, ka dërguar forca ushtarake në Siri. Amerika ka shfrytëzuar pretekstin e luftës kundër terrorizmit për të pushtuar disa zona në Siri në kohën kur Donald Trump ka pohuar se Amerika është faktori kryesor i formimit të grupit terrorist ISIS. Sipas raporteve të ndryshme Amerika deri tani u ka dhënë miliarda dollarë armatime terroristëve në Siri. Autoritetet e Sirisë shumë herë janë shprehur se veprimet e Amerikës në Siri janë të barabarta me pushtimin.