Një autobombë shpërthen në Tel Abjad të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92661-një_autobombë_shpërthen_në_tel_abjad_të_sirisë
Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Tel Abjad në veri të Sirisë, janë vrarë të paktën 10 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2019 11:58 Europe/Tirane
  • Një autobombë shpërthen në Tel Abjad të Sirisë

Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Tel Abjad në veri të Sirisë, janë vrarë të paktën 10 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

 Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se deri më tani kurrfarë grupi nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e ditës së shtunë që u krye me një autobombë në qytetin Tel Abjad të Sirisë.

Gjithashtu më 2 nëntor një autobombë ka shpërthyer në tregun e qytetit Tel Abjad të Sirisë ku si pasojë u patën vrarë 19 persona dhe u plagosen mbi 30 të tjerë.

Qyteti Tel Abjad në veri të Sirisë kohë pas kohe përballet me sulme dhe shpërthime terroriste që kryhen me anë të autobombave apo bombave të vendosura në motoçikleta.