Vazhdojnë protestat qytetare në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92666-vazhdojnë_protestat_qytetare_në_liban
 Me mijëra qytetarët të Libanit njëkohësisht me 76 vjetorin e pavarësisë së këtij vendi, kanë protestuar në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2019 12:55 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat qytetare në Liban

 Me mijëra qytetarët të Libanit njëkohësisht me 76 vjetorin e pavarësisë së këtij vendi, kanë protestuar në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me mijëra qytetarë libanezë ditën e premte pas disa javë protestash kundër krizës ekonomike dhe korrupsionit të gjerë në këtë vend, duke mbajtur pankarta në dorë, përsëri kanë kërkuar largimin e  politikanëve të korruptuar nga skena e pushtetit.

Protestat qytetare të Libanit kanë filluar më 17 tetor duke protestuar kundër krizës ekonomike dhe korrupsionit të gjerë në këtë vend sidomos në fushën e çështjeve financiare të cilat çuan në dorëheqjen e kryeministrit libanez Sa'd Hariri.