Siria dënon plaçkitjen e naftës nga SHBA
Në një fjalim të shtunën (23 Nëntor), ambasadori i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar al-Xhaafari, tha se terrorizmi shtetëror po synonte Sirinë me qëllim të ndryshimit të hartës gjeopolitike të rajonit.
Cituar nga agjencia zyrtare siriane SANA, ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara tha se lufta kundër Sirisë do të përfundojë vetëm kur palët e huaja të kenë ndalur mbështetjen e terrorizmit në vend. Ai përmendi rastin e Turqisë dhe mbështetjen e saj për terroristët e vendosur në tokën siriane. "Kushtetuta Siriane dhe perspektivat e saj i përkasin popullit sirian, dhe rreziku më i madh për komitetin kushtetues sirian është përpjekja për të ndërhyrë me palët e huaja në procesin e tij," tha ai para se të shtonte: "Shtetet e Bashkuara pushtojnë sektorin sirian të naftës dhe plaçkisin të ardhurat e njerëzve nën hijen e heshtjes së Këshillit të Sigurimit. " Si shenjë që shteti sirian është i vendosur të rimarrë kontrollin e burimeve të tij të naftës, SANA raporton një rifillim të operacioneve në rafinerinë e Banijas, ku edhe Irani është i pranishëm. Sipas SANA, Ministria e Naftës dhe Burimeve Minerale ka konfirmuar se të gjitha seksionet e prodhimit të rafinerisë së Banijas tani janë funksionale pas shpërthimit në një prej rezervuarëve më 7 nëntor. Ministria tha në një deklaratë se punëtorët dhe teknikët në rafinerinë e Banijas kanë përfunduar shkarkimin e kontejnerëve në pjesën e optimizimit, në mënyrë që të gjitha departamentet e prodhimit, përkatësisht prodhimi i benzinës, të rifillojnë aktivitetet e tyre. Përfaqësuesi i qeverisë së Amerikës për çështje të Sirisë pretendoi se prania e forcave ushtarake të Amerikës në fushat naftore të Sirisë, është tërësisht e ligjshme! James Jeffrey, përfaqësuesi i qeverisë së Amerikës për çështje të Sirisë, ditën e premte deklaroi: "Prania e Amerikës në fushat naftore të Sirisë është e ligjshme. Unë besoj se ky veprim nuk është aspak në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare".Donald Trump, presidenti i Amerikës, pavarësisht premtimit të tij për largimin e forcave ushtarake të vendit të tij nga Siria, ka njoftuar për qëndrimin e forcave ushtarake amerikane në fushat naftore të Sirisë në lindje të lumit Eufrat. Një rajon ky ku ndodhen 90% e rezervave naftore të Sirisë. Ditë më parë Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë ka deklaruar se Amerika në formë të jashtëligjshme nga burimet e naftës në verilindje të Sirisë nxjerr naftë në vlerë 30 milion dollarë në muaj. Më herët janë dhënë disa raporte për bashkëpunimin e ushtarakëve amerikanë me grupin terrorist ISIS për trafikimin e naftës. Amerika me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste në formë të jashtëligjshme dhe pa lejen e qeverisë siriane, ka dërguar forca ushtarake në Siri. Amerika ka shfrytëzuar pretekstin e luftës kundër terrorizmit për të pushtuar disa zona në Siri në kohën kur Donald Trump ka pohuar se Amerika është faktori kryesor i formimit të grupit terrorist ISIS. Sipas raporteve të ndryshme Amerika deri tani u ka dhënë miliarda dollarë armatime terroristëve në Siri. Autoritetet e Sirisë shumë herë janë shprehur se veprimet e Amerikës në Siri janë të barabarta me pushtimin.