Protestuesit në Tel Aviv kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92678-protestuesit_në_tel_aviv_kërkojnë_dorëheqjen_e_netanyahut
Kundërshtarët e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu të shtunën duke mbajtur një demonstratë në Tel Aviv kërkuan dorëheqjen e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2019 06:54 Europe/Tirane
  • Protestuesit në Tel Aviv kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

Kundërshtarët e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu të shtunën duke mbajtur një demonstratë në Tel Aviv kërkuan dorëheqjen e tij.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, banorët në territoret e pushtuara palestineze kanë organizuar protesta kundër kryeministrit sionist Netanyahu. Aviha Mandelblit prokurori i përgjithshëm i regjimit sionist ditë më parë e ka shpallur kryeministrin e regjimit sionist fajtor për dosjet e korrupsionit, manipulimit dhe përdorimit të besimit të opinionit publik. Netanyahu muajt e fundit është akuzuar për 4 dosje korrupsioni. Dosjet e korrupsionit kundër tij janë emëruar dosjet 1000-4000. Marrëveshja 2000 lidhet me një kontratë mes tij dhe gazetës Jediot Aharanat që kjo gazetë të mbulonte lajmet e qeverisë dhe nga ana e tjetër qeveria të vendoste kufizime ndaj mediave të tjera. Ndërsa në dosjen 3000, Netanyahu akuzohet për korrupsion në tenderin për blerjen e nëndetëseve nga Gjermania.