Protestuesit në Tel Aviv kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut
Kundërshtarët e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu të shtunën duke mbajtur një demonstratë në Tel Aviv kërkuan dorëheqjen e tij.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, banorët në territoret e pushtuara palestineze kanë organizuar protesta kundër kryeministrit sionist Netanyahu. Aviha Mandelblit prokurori i përgjithshëm i regjimit sionist ditë më parë e ka shpallur kryeministrin e regjimit sionist fajtor për dosjet e korrupsionit, manipulimit dhe përdorimit të besimit të opinionit publik. Netanyahu muajt e fundit është akuzuar për 4 dosje korrupsioni. Dosjet e korrupsionit kundër tij janë emëruar dosjet 1000-4000. Marrëveshja 2000 lidhet me një kontratë mes tij dhe gazetës Jediot Aharanat që kjo gazetë të mbulonte lajmet e qeverisë dhe nga ana e tjetër qeveria të vendoste kufizime ndaj mediave të tjera. Ndërsa në dosjen 3000, Netanyahu akuzohet për korrupsion në tenderin për blerjen e nëndetëseve nga Gjermania.