Djegin flamujt amerikanë dhe izraelitë, libanezët dënojnë ndërhyrjet e huaja
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92694-djegin_flamujt_amerikanë_dhe_izraelitë_libanezët_dënojnë_ndërhyrjet_e_huaja
Qindra njerëz kanë organizuar një demonstratë pranë ambasadës amerikane në Liban për të dënuar ndërhyrjen e Uashingtonit në punët e brendshme të Libanit në vazhdën e protestave masive që kërkojnë largimin e elitës qeverisëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2019 17:02 Europe/Tirane
  • Djegin flamujt amerikanë dhe izraelitë, libanezët dënojnë ndërhyrjet e huaja

Qindra njerëz kanë organizuar një demonstratë pranë ambasadës amerikane në Liban për të dënuar ndërhyrjen e Uashingtonit në punët e brendshme të Libanit në vazhdën e protestave masive që kërkojnë largimin e elitës qeverisëse.

Të dielën, protestuesit në Bejrut dogjën flamujt izraelit dhe amerikan ndërsa mbanin parulla, duke kritikuar çdo ndërhyrje nga ambasadat e huaja. "Ne nuk do të braktisim vendin tonë për Izraelin", brohoritnin protestuesit. Duke folur në një intervistë me Reuters të premten, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sheik Naim Kasem i quajti Shtetet e Bashkuara pengesën më të madhe ndaj formimit të një qeverie në Liban. Zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me politikanë dhe zyrtarë libanezë, theksoi Sheik Kasem, duke shtuar: "Amerikanët duhet të na lënë vetëm që të arrijmë një mirëkuptim mes veti. Sa më shumë që ata ndërhyjnë, aq më shumë e vonojnë zgjidhjen. " "Tani është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë depërtuar në radhët e lëvizjes protestuese dhe po përpiqen ta udhëheqin atë. Ata kanë një komplot politik që ata duan t'ia imponojnë Libanit. Çështjet ekonomike dhe korrupsioni në Liban janë shqetësimet e tyre të fundit", shtoi Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut.