Netanyahu në ditë ferri
Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanyahu po kalon ditë ferri në territoret e pushtuara.
Beniamin Netanyahu mban postin e kryeministrit të regjimit sionist që prej vitit 2009. Ai më herët ka qëndruar në këtë post nga viti 1996 deri në vitin 1999. Me fjalë të tjerë periudha më e gjatë e kryeministrisë i përket Netanyahut. Aktualisht ai përballet me tre dosje akuzash që mund ta çojnë atë të largohet nga posti i kryeministrit dhe mund të përfundojë pas hekurave. Dosja e parë është pamundësia e formimit të kabinetit të ri qeveritar. Personi që ka qëndruar më gjatë në postin e kryeministrit të regjimit sionist, në prill, maj dhe në shtator dështoi për herë të dytë në përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Presidenti i regjimit sionist javën e kaluar kërkoi që të propozohet një person i ri për postin e kryeministrit dhe për këtë arsye ekziston mundësia që Netanyahu të mos jetë më kandidat i mundshëm për kryeministër. Dosja e dytë lidhur me aferat korruptive të Netanyahut dhe bashkëshortes së tij. Prokuroria e regjimit sionist javën e kaluar ngrit 5 aktakuza kundër Netanyahut i cili akuzohet për marrjen e ryshfeteve, mashtrim, falsifikim, manipulim dhe tradhti ndaj opinionit publik. Këto akuza kanë rëndësi për faktin se nëse Netanyahu nuk bëhet kryeministër ai nuk do të ketë imunitet politik dhe mund të përfundojë pas hekurave në burg. Netanyahu duke qenë i vetëdijshëm për këtë përfundim në një deklaratë reaguese ka pretenduar se veprimet që janë ndërmarrë kundër tij janë një formë grushti shteti për të rrëzuar qeverinë e krahut të djathtë. Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të japë kurrë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Dosja e tretë është krijimi i një grupi brenda partisë Likud që kërkon organizimin e zgjedhjeve brenda-partiake dhe rrëzimin e Netanyahut nga kryesia e kësaj partie. Mesa duket anëtarët e partisë Likud që është një prej partive më të mëdha në territoret e pushtuara, kanë arritur në përfundimin se tashmë i ka ardhur koha fundit të kryeministrisë së Netanyahut në territoret e pushtuara dhe se qëndrimi i tij në krye të partisë do të thotë humbje e numrit të votuesve dhe simpatizantëve të kësaj partie. Në këto kushte Gidon Saar, i cili njihet si rivali më i fortë i Netanyahut brenda partisë Likud, për herë të parë dhe në formë të qartë ka kërkuar dorëheqjen e Netanyahut dhe ka pretenduar se përkundër Netanyahut ai mund ta formojë kabinetin qeveritar shumë shpejt. Netanyahu në dy zgjedhjet e fundit nuk ka mundur të formojë kabinetin qeveritar. Ai me gjithë gabimet që ka bërë siç ishte shpërndarja e parlamentit, kishte mbështetjen tonë të plotë. Por unë nuk mendon se ai në zgjedhjet e treta, të katërta e më tutje do të mund të formojë kabinetin qeveritar. Ne nuk jemi shumë larg humbjes së kryesisë së Izraelit dhe dorëzimin e saj tek rivalët tanë, ka thënë në fjalën e tij Saar. Netanyahu i cili e di shumë mirë se dorëzimi i kryesisë së partisë Likud nënkupton humbjen e postit të kryeministrit dhe analizim rrënjësor i dosjeve për korrupsion kundër tij, po bën përpjekje të shumta për të qëndruar në krye të partisë Likud. Gazeta Jerusalem Post duke cituar njerëz të afërt të Netanyahut shkruan se ky i fundit ka nisur bisedimet me përfaqësuesit dhe deputetët e tjerë të partisë për të evituar organizimin e zgjedhjeve brenda-partiake. Netanyahu po mundohet të shtyjë këto zgjedhje brenda-partiake me shpresën e fitores në zgjedhjet e treta të përgjithshme dhe krijimin e kabinetit të ri, por mesa duket aktualisht ekziston mundësia që Netanyahu të largohet nga kryesia e partisë Likud.