Turqia teston sistemin raketor S-400
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92717-turqia_teston_sistemin_raketor_s_400
Mediat e Turqisë kanë njoftuar për testimin e sistemit raketor S-400 të Rusisë në Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2019 11:48 Europe/Tirane
  • Turqia teston sistemin raketor S-400

Mediat e Turqisë kanë njoftuar për testimin e sistemit raketor S-400 të Rusisë në Turqi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se testimi i lidhjeve dhe koordinimit mes sistemit raketor S-400 të Rusisë me avionët luftarakë të Turqisë, sot do të testohet gjatë një manovre në Turqi.

Më parë ministri i mbrojtjes së Turqisë ka theksuar se Turqia do t'a aktivizojë sistemin raketor S-400 që e ka blerë nga Rusia, pavarësisht kundërshtimit të Amerikës.

Hulusi Akar ka thënë se Ankaraja në asnjë mënyrë nuk do të heqë dorë plotësisht nga sistemi i mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë dhe nuk do t'a zëvendësojë atë me sistemin raketor patriot.

Uashingtoni shumë herë Ankaranë e ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë në rast se do ta blejë sistemin e mbrojtjes kundërajrore S-400 nga Rusia.