Reagimi i Ligës Arabe ndaj qëndrimit anti-palestinez të ShBA
Ministrat e jashtëm të shteteve arabe lëshuan një deklaratë në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër mbështetjes së SHBA për regjimin sionist.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit, të hënën në një deklaratë përmbyllëse të takimit të ministrave të jashtëm të ligës tha se ai kundërshton me forcë qëndrimin e fundit të SHBA-ve mbi vendbanimet sioniste në territoret palestineze. Vendbanimet izraelite në territoret palestineze janë të paligjshme, tha Abul Gheit. Takimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe mbi Palestinën u mbajt mbas qëndrimeve të fundit të zyrtarëve amerikanë. Sekretari i shtetit Amerikan Mike Pompeo kohët e fundit ka deklaruar se vendi i tij nuk i konsideron vendbanimet izraelite si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Mbështetja e SHBA për vendbanimet izraelite në territoret palestineze është pritur me protesta dhe kritika nga palestinezët dhe shumë vende të botës. Këshilli i Sigurimit i OKB më 23 dhjetor 2016, me miratimin e Rezolutës 2334, i bëri thirrje regjimit sionist që të ndërpresë plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.
 
							 
						 
						