Formohen 3 kompani iraniano-siriane për rindërtimin e Sirisë
Në bazë të një marrëveshjeje mes ministrit iranian të urbanistikës dhe ministrit të strehimit në Siri, janë formuar 3 kompani të përbashkëta iraniano-siriane që do të bëjnë të mundur rindërtimin e Sirisë.
Këto tre kompani do të kenë për mision ndërtimin e 30 mijë njësive të reja banimi në Siri. Muhamed Eslami, në ceremoninë e shkëmbimit të marrëveshjes së nënshkruar me ministrin sirian të strehimit ka thënë: Pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje është krijimi i 3 kompanive të përbashkëta shtetërore që do të funksionojnë në rindërtimin e infrastrukturës, shtëpive të banimit dhe do të japin konsulta inxhinierike. Sipas marrëveshjes kompanitë siriane projektet e tyre infrastrukture mund të ndajnë me kompanitë investuese të Iranit. Ai ndër të tjera se në sektorin e transportit, doganave dhe atë bankar janë bërë konsultime të shumta në komisionin e përbashkët të Iranit dhe Sirisë dhe shtoi se marrëdhëniet bankare do të zgjerohen nëpërmjet krijimit të një banke siriano-iraniane e cila do të jetë në koordinim të plotë me bankat qendrore të të dy vendeve. Ministri iranian i urbanistikës lidhur me akordin doganor të Iranit dhe Sirisë tha: Kjo marrëveshje e cila shumë shpejt pritet të nënshkruhet nga doganat përkatëse ka si objektiv zgjerimin e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimin dhe dhënien e shërbimeve teknike dhe inxhinierike.