Pse Amerika i përkrah protestat në Irak?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92769-pse_amerika_i_përkrah_protestat_në_irak
Duke ju referuar akteve të dhunshme të kohëve të fundit që prishën protestat paqësore në Irak, kryeministri irakian beson se ajo që po ndodh në Irak është një një sulm i madh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Pse Amerika i përkrah protestat në Irak?

Duke ju referuar akteve të dhunshme të kohëve të fundit që prishën protestat paqësore në Irak, kryeministri irakian beson se ajo që po ndodh në Irak është një një sulm i madh.

Sipas kanalit televiziv Al-Forat, Adel Abdul Mahdi tha se qeveria deri tani ishte në pozicionin mbrojtës duke shtuar se nuk mund të qëndronte më duarkryq përball agresionit. "Detyra jonë është të mbrojmë rendin publik dhe qytetarët. Ne jemi të vendosur për të imponuar ligjin dhe të përballemi me protesta jo-paqësore ", tha ai. Ndërsa presioni i Uashingtonit ndaj Bagdadit është intensifikuar shumë gjatë muajve të fundit, një analist politik irakian theksoi se Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Bagdadin të tërheqë Irakun nga Boshti i Rezistencës, për tu larguar nga Irani dhe për të shpërndarë Njësitë Popullore të Mobilizimit (Hashd al-Shaabi). Sabah al-Akili, një analist irakian, tha në një intervistë me uebfaqen e lajmeve al-Maalomah se Shtetet e Bashkuara tashmë kishin shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë së Adel Abdul Mahdi. Ai vuri në dukje se zyrtarët amerikanë në negociata me qeverinë e Irakut e vendosin atë në një dilemë: ose Iraku duhet të jetë një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe të braktisë Iranin, ose të presë një situatë më kaotike. Nga ana tjetër, sipas këtij analisti Irakian, Shtetet e Bashkuara kërkojnë të shpërndajnë Hashd al-Shaabin dhe të largojë Irakun nga boshti i Rezistencës në mënyrë që të zbatojnë më mirë planet e tyre për rajonin. Vizita e papritur e Zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence në bazën ushtarake Ain al-Asad në al-Anbar të shtunën (23 Nëntor) ndezi një valë të gjerë zemërimi në publik dhe në qarqet politike të Irakut. Al-Abadi, presidenti i koalicionit Al-Nasr, akuzoi Pence për ngatërrimin e kryeqytetit irakian Bagdad me Erbilin. Dy muaj trazira me prirje iranofobe dhe të ushqyera nga ambasada amerikane, nuk kanë arritur rezultat, pasi Pence mbajti një fjalim duke shprehur shqetësimin për rritjen e ndikimit të Iranit në Irak. Pence i bëri komente të tilla në kulmin e pakënaqësisë anti-amerikane që ka përfshirë Irakun dhe që manifestohet përmes tensioneve që rrethojnë praninë ushtarake amerikane në vend.