Asad i dërgon një mesazh Presidentit të Libanit
Presidenti sirian Bashar al-Asad të mërkurën i dërgoi një letër homologut të tij libanez, Mishel Aun, duke e uruar atë për përvjetorin e pavarësisë së Libanit.
"Është kënaqësi për mua të uroj vëllezërit tanë në Liban me rastin e ditës së pavarësisë së tyre," i shkroi Presidenti Asad homologut të tij libanez. "Unë dëshiroj t'ju përcjell juve dhe popullit libanez urimet më të sinqerta dhe më të mira për një Liban të prosperuar dhe të sigurt", shtoi Asad në mesazhin e tij të urimit për Presidentin Aun. Libani festoi të Premten, 22 Nëntor, 76 vjetorin e lindjes së republikës dhe festën e saj kombëtare. Në prag të kësaj feste, të enjten, 21 nëntor në mbrëmje, Presidenti i Republikës Mishel Aun u ishte drejtuar libanezëve, duke u zotuar edhe një herë të luftojë kundër korrupsionit dhe duke i thirrur protestuesit të hedhin poshtë fjalorin e urrejtjes dhe akuzat e pabaza. Më 22 nëntor 1943, Libani, i cili ishte nën protektoratin francez që nga viti 1920, fitoi pavarësinë pas demonstratave popullore që bashkuan të krishterët dhe myslimanët libanezë.