Jemeni paralajmëron koalicionin agresor saudit dhe Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92804-jemeni_paralajmëron_koalicionin_agresor_saudit_dhe_izraelin
Ministria e Mbrojtjes e qeverisë jemenase të Shpëtimit Kombëtar, ka paralajmëruar se luftëtarët e Ansarallah nuk do të hezitojnë të përdorin armët e tyre parandaluese strategjike në rast të operacioneve të vazhdueshme ushtarake kundër Jemenit dhe heshtjes së komunitetit ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2019 05:36 Europe/Tirane
  • Jemeni paralajmëron koalicionin agresor saudit dhe Izraelin

Ministria e Mbrojtjes e qeverisë jemenase të Shpëtimit Kombëtar, ka paralajmëruar se luftëtarët e Ansarallah nuk do të hezitojnë të përdorin armët e tyre parandaluese strategjike në rast të operacioneve të vazhdueshme ushtarake kundër Jemenit dhe heshtjes së komunitetit ndërkombëtar.

Duke theksuar aftësinë e Ansarallahut për të ndërmarrë një iniciativë ushtarake, gjeneralmajori Muhamed Naser al-Atefi, Ministri i Mbrojtjes i qeverisë jemenase, paralajmëroi se luftëtarët e Ansarallah nuk do të hezitojnë të përdorin armët e tyre në rast të vazhdimit të operacioneve ushtarake kundër Jemenit dhe heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare. Al-Atefi dërgoi dy mesazhe në adresën e koalicionit saudit dhe të Izraelit: "Lufta e vërtetë midis nesh dhe juve nuk ka filluar ende"; "Siguria e botës veçanërisht në çështjet ekonomike varet nga siguria e Republikës së Jemenit, me fjalë të tjera, interesat kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht ekonomike, do të dëmtohen më shumë se sa imagjinojnë në rast të sulmeve të vazhdueshme dhe heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare përballë këtyre krimeve të kryera kundër popullit tonë dhe atdheut tonë ";"Ata thonë se bota është një fshat i vogël. Ky fshat i vogël duhet të interesohet për familjen Jemenase ", deklaroi Ministri i Mbrojtjes i qeverisë jemenase. Ai shtoi: "Ne duhet të mbrojmë popullin jemenas që po vritet nën sytë indiferentë të botës nga armiqtë, të cilët nuk hezitojnë të përdorin të gjitha llojet e mjeteve dhe praktikave. Dhe askush nuk lëviz as një gisht".